Maqedoni – Cështja e emrit do të miratohet me referendum

“Maqedonia dëshiron që problemi me Greqinë për emrin, të zgjidhet me një kompromis të arsyeshëm dhe të gjendet zgjidhje, e cila nuk do ta lëndojë krenarinë e qytetarëve”, tha ai. “Cdo kompromis tjetër është një kompromis i detyrueshëm, kërcënues dhe që nuk do të jetë i dobishëm për ne. Prandaj duam një zgjidhje që nuk dëmton identitetin dhe krenarinë tonë”, ka pohuar Ivanov. Ai ka theksuar se në Maqedoni cështja e emrit do të zgjidhet me referendum, pasi sipas tij është populli që duhet të vendosë në të tilla raste. “Referendumi është akti përmes të cilit qytetarët do të vendosin rreth qëndrimit shtetëror për emrin”, ka nënvizuar Ivanov. Lidhur me propozimin “Maqedonia e Veriut”, Ivanov tha se nuk duhet të spekulohet, por të pritet përfundimi i konsultimeve të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.

Advertisement