Veliaj i përgjigjet negativisht Shoqatës së Transportit Publik për rritje çmimi të biletës

Në një prononcim për mediat, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjiur negativisht kërkesës së Shoqatës së Transportit Publik për rritje çmimi të biletave në 70 lekë.

“Sa të jem unë në bashki kjo gjë nuk do të ndodhe. Më duket absurde kërkesa e Shoqatës së Transportit për rritjen e çmimit të biletës në prag festash dhe me çmimin 70 lekë. Unë i kuptoj vështirësite e tyre, por kuptoj edhe cilësinë e shërbimit dhe mundësitë e qytetarëve”, u shpreh Veliaj.

Advertisement

Nëse argumenti i Shoqatës së Transportit e mbështet kërkesën për rritje çmimesh tek vendet fqinje, sigurisht që bëjnë llogaritë e tyre, ndersa unë bëj llogaritë e qytetarëve. Unë jam kryetari i bashkisë së Tiranës dhe mendoj se qytetarët nuk e përballojnë dot”, shtoi Veliaj.

Po ashtu, Veliaj shprehu gadishmërinë e tij për të pritur përfaqësues të Shoqatës së Transportit për të diskutuar, por jo për të pranuar shantazhin e tyre.