Tiranë – Meta, vetëm LSI mund të nxjerrë vendin nga kriza

Gjatë këtij takimi kreu i kësaj force Ilir Meta ka bërë edhe prezantimin e kandidatit për deputet në këtë zonë, Ilir Dashi. Meta bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për LSI-në, pasi sipas tij kjo është e vetmja forcë politike që mund të nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe mbi të gjitha nga kriza e besimit, që sipas Metës ofrojnë alternativat e vjetra. “Më 28 qershor shqiptarët do të votojnë për LSI-në, sepse e kuptojnë se vetëm kjo forcë politike mund ti nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetë kryeministri në largim Sali Berisha”, theksoi Meta në fjalën e tij.

Advertisement