“Star Wars, Rizgjimi i Forcës”, do të shfaqet premierë në Los Angeles më 18 dhjetor, por deri dy ditë para janë prenotuar 100 milionë dollarë bileta, shifër që pritet të shkojë deri në 120 milionë deri në shfaqjen e premierës.
Entuziazmi në Los Angeles është i madh, dhe radhë të gjata njerëzish janë parë në dyert e kinemave. Megjithatë, filmi është dhënë më herët se e premtja në tre kinema, ku të ftuar ishin plot 4 mijë persona. As vetë kinematë e Hollivudit nuk kishin kaq hapësirë sa të mbanin kaq shumë njerëz.
Kasti mbërriti në Los Angeles me një avion të dekoruar si C-1P8.
“Kam që në 5 dhjetor që pres në radhë, ka qënë një pritje e gjatë por që ia vlen”, thotë një fans i çmendur pas sagës.
“Ajo që më entuziazmon më shumë është prania e gardës së vjetër, Harrison Ford, Carrie Fisher, Mark Hamill etj, është një rikthim i madh”, thotë një tjetër.