Tiranë – LSI, shtyrja e zgjedhjeve opsion i rrezikshëm

Ndaj LSI, nëpërmjet një dalje të posacme për mediat të zëvendëskryetarit të saj, Pëllumb Xhufi, sugjeron se PD dhe PS duhet të gjejnë zgjidhje urgjente, duke theksuar se është e gatshme të kontribuojë në gjetjen e kësaj zgjidhje. “LSI e konsideron shtyrjen e zgjedhjeve një opsion jo të mundshëm, madje një opsion të rrezikshëm, sepse do të zgjaste dhe do të rëndonte akoma më shumë në problemet ekonomike dhe sociale dhe do të ngarkonte akoma më tutje klimën e ndezur elektorale politike në Shqipëri”, – pohoi z.Xhufi. “Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje Partisë Demokratike, por edhe Partisë Socialiste të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për situatën e krijuar, zgjidhjen më të mirë të mundshme”, – ftoi Xhufi. Ai theksoi se LSI do të miratojë çdo zgjidhje që do të arrihej për të krijuar pikërisht parakushtet që të gjithë qytetarët shqiptarë të mund të votojnë me 28 Qershor.

Advertisement