“Vendimet e NATO-s dhe BE-së janë në mbështetje të politikës greke. Pozicioni ynë është i qartë, ne duam një emër të pranueshëm për të dyja palët, me një përmbajtje gjeografike që të ketë përdorim të përgjithshëm dhe që të dallojë nga Maqedonia greke”, ka deklaruar Karamanlis. Ai ka theksuar se Greqia është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë dhe se mbështet përpjekjet integruese të saj.