Kucovë – Rama, votën tuaj ndajeni me Partinë Socialiste

“Vota e 28 qershorit është e madhe sa është ëndrra jonë për të ndryshuar Shqipërinë duke u ndarë me këto 18 vite pa mbarim premtimesh, dështimesh e zhgënjimesh. Vota juaj është e jashtëzakonshme sa është sfida jonë përballë varfërisë, papunësisë, korrupsionit injorancës dhe dhunës. Ndaj atë votë, votën tuaj të vetme, mundësinë e vetme që demokracia i jep qytetarëve për të vendosur, instrumentin tuaj për ti hapur rrugë të ardhmes, mos e ndani me askënd tjetër përveçse me Partinë Socialiste dhe votoni për PS-në”- u shpreh kryesocialisti Rama. Punësimi ishte fusha ku është ndalur më tepër kreu i selisë rozë. Pas 28 qershorit garantoi Rama, çdo qytetar do të ketë mundësinë të jetojë me punë të ndershme. “Është koha e një ndryshimi radikal, është koha e një ndarje të prerë, është koha e një kapërcimi të madh për ti dhënë fund të vjetrës në pushtet dhe për ti dhënë jetë të resë në pushtet. Ndaj unë dua që bashkë me ju të sfidoj historinë e vjetër që një grup politikanësh e shkruajnë që prej 18 vitesh sipas interesave të tyre dhe të hap një faqe të re”- theksoi Rama në fjalën e tij. Mes një ambienti festiv Rama, ka kënduar edhe vetë këngën e tij të fushatës “Çohu” së bashku me grupin e njohur “West Side Family”.

Advertisement