Tiranë – Krenar Ahmeti shpallet fajtor për “veprime arbitrare”

Gjithashtu gjykata ka shpallur fajtorë dy bashkëpunëtorët e tij Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni duke i dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë. Tre të pandehurit janë shpallur fajtor me akuzën “kryerje e veprimeve arbitrare”. Prokuroria kërkoi për tre të pandehurit dënime më të rënda. Për Ahmetin akuza kërkoi dënimin e tij me 500 mijë lekë gjobë, ndërsa për ky kolegët e tij nga 300 mijë lekë. Vetë të pandehurit pretenduan para gjykatës se nuk kishin thyer ligjin por kishin zbatuar atë. Ngjarja për të cilën akuzohet Ahmeti, Vathi dhe Gjoni ka ndodhur më 17 maj të vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë së Tiranës Krenar Ahmeti kishte ndaluar në mënyrë të parregullt në bulevardin “Zogu i Parë”, prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Ymeri së bashku me bashkëshortin e saj dhe i kishte shoqëruar në komisariatin numër 2. Prokurorja Ymeri mësohet se ka deklaruar se ishte ndaluar pa shkak, ndërsa kishte hasur me veprimet arbitrare të ish-kreut të policisë rrugore në Tiranë. Aktualisht, Krenar Ahmeti mban postin e shefit të rendit në policinë e Elbasanit.

Advertisement