Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vlerësuar punën për reformën në drejtësi duke e konsideruar domsdoshmëri për antarësimin e Shqipërisë në BE, ndersa ka shprehur respekt në lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një prononcim për mediat paraditen e së enjtes në lidhje më shkarkimin e drejtorit të burgut të Drenovës pas denoncimit në emisionin Fiks Fare, si dhe ka bërë apel për punonjësit për një punë korrekte në përpudhje me ligjin, sepse do të ketë vazhdimisht ndëshkime ndaj atyre që nuk kryejne detyren.
Manjani u është përgjigjur interesit të gazetarëve për reformën në drejtësi di dhe per deklaratën e ambasadorit, të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, për terrorizmin dhe çështjen e xhamimeve jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman. Pyetjes se qeveria shqiptare ka rritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme nga terrorizmi, ministri i Drejtësisë Manjani tha se“ çështjet e terrorizmit në global sot nuk janë çështje për t’u nënvlerësuar dhe sigurisht që Shqipëria është pjesë e vendeve anëtare në betejën kundër terrorit dhe për këtë arsye mundet të jetë objekt sulmesh. Por kete situate duhet ta vlerësojmë realisht, pasi është një vlerësim dhe një apel që duhet bërë qytetarëve për të bërë një jetë të qetë, por me vëmendje të shtuar pasi kjo është një betejë e vërtetë”.
Interesit të mediave për disa xhami që janë jashtë kontrollit të Komuniteti Mysliman në të cilat pretendohet të jenë vende ku rekrutohen njërëz në shërbim të terorizmit, Manjani, pohon se ,“nuk është një çeshtje që i takon Ministrit të Drejtësisë në këtë moment”.
Ndërsa për Reformën në Drejtësi dhe deklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Donal Lu, Manjani pohoi se “po punojmë brenda detyrave që kemi që këtë reformë, ta bëjme pasi është shumë e rëndësishme për marrjen e statusit për të qenë antarë të BE-së. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet të kuptojmë sepse ndonjëhere na shkasin gjërat dhe për këtë po punojmë të gjithë së bashku për aq sa na takon. Ne lidhje me deklaratën e ambasadorit, Lu, Manjani tha se , “nuk kam gjë tjetër vetëm se mirënjohje respekt dhe mbështetjen tonë reale për ato çfarë ka Ministria e Drejtësisë dhe për të gjitha ato shkarkime që ne bëjmë sepse këtë punë kemi”.
A mendoni se duhet të ketë ndryshime ne draftin e Reformës në Drejtësi, ishte nje pyetje te ciles Manjani ju përgjigj, “ministri i Drejtësisë nuk është ekspert, por ka detyrë institucionale sipas formulës të kontribuoje në këtë proces me të gjithë burimet njerëzore që ka në dispozicion dhe këtë do bëjmë deri në përfundim të reformës në Drejtësi”.