Jeta e saj personale është bërë aq intriguese sa filmat hollivudian në të cilat ajo ka marrë pjesë, por Kate Hudson, e cila u nda nga Matt Bellamy vitin e kaluar, ka treguar se pavarësisht se nuk ka pasur një familje tradicionale, është mirë që fëmijët t’i rrisësh në një shtëpi të lumtur dhe të vërtetë.
Në numrin e fundit të revistës “Harper’s Bazaar”, 36-vjeçarja ka thënë: “Është shumë e vështirë të largohesh nga diçka edhe pse e di që nuk po shkon siç duhet”. Aktorja ka shpjeguar se nuk është faji i saj që asnjë nga marrëdhëniet nuk ka funksionuar siç duhet.
Pavarësisht se u përfol për një romancë me Nick Jonas, Hudson ka konfirmuar se momentalisht është “single” dhe ndihet shumë mirë për këtë gjë.