Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Obama deklaronte se kërkonte një fond shtesë në një moment “kur ka shumë arsye për shqetësim”. Obama i kishte kërkuar më parë Kongresit miratimin e një fondi prej 1,5 miliardë dollarësh për të blerë një kontigjent shtesë medikamentesh antivirale, pajisje emergjencash dhe për krijimin e një vaksine. Gjithashtu presidenti Obama ka kërkuar një fond prej 200 milionë dollarësh ndihma për Pakistanin, ku 2,5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të fushatës së qeverisë kundër rebelëve. Kërkesa nëse aprovohet, e con koston e fondit të Obamës për përpjekjet ushtarake dhe diplomatike në Irak dhe Afganistan në më shumë se 100 miliardë dollarë.