“Edwen Dyer, një turist anglez është ekzekutuar më 31 maj, pasi asnjë përgjigje nuk erdhi nga Britania e Madhe, që duket se nuk ka zemër për shtetasit e saj”, thuhet në njoftimin në web. Kryeministri britanik Gordon Brown dënoi aktin barbar dhe u zotua ti përmbahet angazhimit për t’ju kundërvënë terrorizmit. “Kemi arsye të forta për të besuar se një qytetar anglez, Edwin Dyer, është ekzekutuar nga Al Kaeda në Mali. Unë e dënoj këtë akt të tmerrshëm dhe barbar terrorizmi”, u shpreh Brown. “Kjo tragjedi forcon angazhimin tonë për të vazhduar luftën kundër terrorizmit”, shtoi më tej, Brown. Dyer u rrëmbye në Nigeri më 22 Janar dhe u mbajt peng në Mali. Në 21 maj, Al Kaeda i vendosi Britanisë një afat për lirimin e Abu Qatada, ish-krahu i djathtë i Osama Bin Laden në Evropë, në këmbim të pengut anglez. “Në këtë proces Anglia ka shijuar një pjesë shumë të vogël të asaj që kalojnë cdo ditë myslimanët e pafajshëm në duart e koalicioneve hebraike ne Lindje dhe Perëndim të botës”, mësohet të jetë shkruar në deklaratën në web. Më 26 prill Al Kaeda i kishte përcaktuar qeverisë britanike 20 ditë afat kohor për të liruar Abu Qatada. Abu Qatada emri i vërtetë i të cilit është Omar Mahmud Mohammed Othman ka kërkuar azil politik në Britani që në 1993 dhe kërkohet në Jordani pasi ka themeluar një rrjet terrorist të njohur si “Reforma dhe Sfida” (Al-Islah Wal Tahhadi).