Sot vendimi për Kosovën në UNESCO

Dita e sotme është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

UNESCO ka 195 anëtarë,ndërsa për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.

Advertisement

Serbia në periudhën e kaluar ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës, me “argumente” se në periudhën e kaluar, prej se forcat e saj pushtuese u dëbuan nga vendi me ndihmën e NATO-s, janë shkatërruar objekte të “trashëgimisë kulturore serbe”.

Pala kosovare dhe aleatët e saj, në radhë të parë SHBA-të, por edhe Shqipëria, Gjermania e të tjerë, kanë synuar gjatë kësaj periudhe të bindin shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe.