Serbi – Bogdanovic, do ndihmojmë në decentralizim

Bogdanovic është shprehur se në bazë të planit aktual të decentralizimit, komuniteti serb në Kosovë nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të komunave dhe nuk ka autonomi. “Duhet të krijohen kushtet për një dialog të ri mes Prishtinës dhe Beogradit, ku të bisedohet edhe për cështjen e statusit, që ende nuk është zgjidhur”, ka pohuar Bogdanovic. Zyrtari serb ka shtuar se dialogu në fjalë nuk duhet të zhvillohet me negociatorë si Ahtisari, që sipas tij propagandoi për pavarësinë e Kosovës dhe jo me ato autoritete të Prishtinës që e konsiderojnë Kosovën të pavarur.

Advertisement