Cfarë ka në cantën e Alanis Morissette?

Alanis Morissette i kërkon gjithnjë idetë në Instagram.
“Thuajse gjithcka që kam në cantë e kam blerë pasi kam ndjekur profilet e Instagramit të disa dyqaneve të vogla”, ka thënë 41-vjecarja.
“Mbaj gjithnjë me vete dicka të vogël për të ngrënë, për djalin, por edhe disa cokollata të vogla për vete.”
“Nuk dal asnjëherë nga shtëpia pa marrë me vete kremin hidratues. E kam të firmës hungareze Eminence.”
Sa i përket kujdesit për higjienën e gojës këngëtarja thotë se mban gjithnjë me vete pe për të pastruar dhëmbët.
Ndërkaq në cantën e saj nuk mungojnë as librat, por cuditërisht as bikinit.
“Mbaj gjithnjë me vete një palë bikini të Laura Urbinati. Asnjëherë nuk i dihet se kur mund të ndodhesh pranë ndonjë pishine ose oqeanit.”

Advertisement