Brazil – Gjenden mbetje avioni në Atlantik

Objekte të ndryshme dhe ndenjëse avioni u gjetën 720 kilometra larg ishullit Fernando de Noronha, thanë zyrtarët e aviacionit brazilian. Kërkimet po vazhdojnë ende, po nuk ka elemente të forta që mund të vërtetojnë plotësisht se bëhet fjalë për fluturimin 447. Ekipet e shpëtimit nga Brazili, Franca dhe Senegali po kërkojnë në pjesë të ndryshme të Atlantikut.

Advertisement