Tiranë – KQZ përjashton Partinë e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar

Bëhet fjalë për deklaratat noteriale që një parti joparlamentare duhet të noterizojë për t’u regjistruar në KQZ. Partia Socialiste iu drejtua dje me një letër KQZ-së dhe misionit të OSBE/ODIHR-it ku kërkon pezullimin e prodhimit të fletës së votimit deri në çregjistrimin e kësaj partie. Sipas Gjoncajt, kjo parti kishte falsifikuar aktin noterial i cili përmbante një listë prej 10296 firmash, firma këto të cilat mbështesnin këtë parti në garën për zgjedhjet parlamentare. Letra e shkruar nga Fatmir Xhafa kërkon që përgjegjësit e administratës së KQZ-së të vihen para përgjegjësisë ndërsa akuzon shumicën në këtë institucion se ka bërë ndryshimin e inicialeve të kësaj partie nga PPSHR në PPSH. Gjonçaj lexoi para anëtarëve të KQZ-së deklaratën e noteres Miranda Xhemace, e cila mohonte se kishte nënshkruar apo vulosur dokumentin me numër 2368, dokument që në përmbajtje të tij provonte rregullsinë e procesit të ndjekur nga Dajti për marrjen e firmave të 10 mijë mbështetësve. “Ky deklarim është i falsifikuar dhe nuk mban asnjë dokument të vërtetimit noterial të bërë nga unë. Nënshkrimi nuk është nga unë. Vula nuk është bërë nga unë. Shkrimi i dokumentit nuk është bërë nga kompjuteri im. Asnjë person nuk është paraqitur para meje për vërtetimin e mësipërm dhe as për deklaratat mbështetëse. Nuk kam dijeni për këtë veprim dhe e them me bindje se është vetëm një falsifikim”, ishte një pjesë e deklaratës së lexuar nga Gjonçaj.

Advertisement