Meta, duke folur për korrespondencën e Ministrisë së Brendshme dhe Partisë Socialiste për kartat, pohoi se palët kanë patur katër vjet për t’i zgjidhur këto probleme. Kurse shtoi se “prej katër vitesh kemi kërkuar të bëhet Kodi zgjedhor me standarde evropiane dhe të zgjidhet edhe problemi i kartave”. Këtu Meta sugjeroi se duhet gjetur çdo zgjidhje këto ditë që në 28 Qershor qytetarët të shkojnë dhe të marrin pjesë në votime. Kurse vlerësoi se”nuk duhet të synojë asnjëra palë të sajojë sebepe, për të prishur zgjedhjet dhe as Sali Berisha nuk duhet ta zgjasë dorën drejt qëndrave të votimit në 28 Qershor”. Në këtë pikë, Meta evidentoi se “kryeministri është nën një vëzhgim shumë të fortë ndërkombëtar” dhe paralajmëroi se “në rast se zgjat dorën, do t’i ngelen zgjedhjet në dorë, çka do të ishte shumë e rëndë për të, por edhe për vendin tonë”.