Kosovë – Sejdiu, do të kemi njohje të reja

Sejdiu ka theksuar se pavarësisht politikave penguese të Beogradit, procesi i njohjes së pavarësisë nga komuniteti ndërkombëtar nuk do të ndalet. “Serbia le të vazhdojë me politikën e vet, që bie ndesh me atë të ndërkombëtarëve. Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme të ndërkombëtarëve dhe do të ketë njohje të vazhdueshme”, ka pohuar Sejdiu. Presidenti i Kosovës ka shtuar se institucionet vendore po punojnë në mënyrë intensive për të arritur sa më shumë njohje.

Advertisement