Durrës – Klosi, në këtë fushatë elektorale jemi për të ndryshuar Shqipërinë

Klosi është njohur me problematikën e madhe që kanë njerëzit në këtë zonë, duke i premtuar banorëve se pas 28 qershorit me qeverinë e re të drejtuar nga Partia Socialiste të gjithë fermerët, mjekët, arsimtarët do të kenë më shumë dinjitet falë politikave mbështetëse të programit të ri qeverisës. “Ne nuk jemi në këtë fushatë elektorale vetëm për të kërkuar votat tuaja, ne jemi në këtë fushatë elektorale për të ndryshuar Shqipërinë, ne jemi në këtë fushatë elektorale për t’ju ngritur juve shpresën që kjo Shqipëri mund të ndryshojë dhe mund të ndryshojë me më shumë dinjitet për fshatarin, për fermerin, biznesmenin, arsimtarin dhe më shumë dinjitet për të gjithë ata të cilët kërkojnë të jetojnë në shekullin e 21 ashtu siç i takon shqiptarëve”- theksoi Klosi në fjalën e tij të mbajtur në takimin me banorët e fshatit Maminas.

Advertisement