Tiranë – PD sot hap zyrtarisht fushatën

Mësohet se ashtu si edhe në organizimet e mëparëshme në kuadër të fushatës paraelektorale, kënga e grupit të mirënjohur gjerman Modern Talking, “ëe can ëin the race” (ne mundemi ta fitojmë garën) do të jetë kolona zanore që do të shoqërojë mitingun e PD-së për celjen zyrtare të fushatës zgjedhore. Burimet bëjnë të ditur se do të jetë kryeministri Berisha ai që do të mbajë fjalën për celjen e fushatës dhe do të shpalosë programin e demokratëve për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Më pas në skenën që do të improvizohet në sheshin Skënderbej pritet të ngjiten edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PD-së, kandidatët për deputetë të demokratëve dhe aleatët e Partisë Demokratike, pjesë e koalicionit parazgjedhor “Aleanca për Ndryshim”. Ndërkohë që grupet e këngëtarëve do të përshëndesin të pranishmit me një spektakël. Mes këtyre këngëtarëve, bëhet e ditur se do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm Soni Malaj, grupi nga Tetova “Elita 5”, si edhe Çiljeta. Me celjen zyrtare të fushatës elektorale pritet edhe fillimi intensiv i fushatës zgjedhore të kandidatëve demokratë në të gjithë vendin.

Advertisement