OSHEE: Të gjithë hidrovoret janë në punë

Të gjithë hidrovorët janë në punë bënë të ditur të hënën burime të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE-së për ATSH-në.

Pranë OSHEE-së është ngritur Shtabi Qëndror i Gadishmërisë që menaxhon punën në 10 drejtori rajonale në gjithë vendin.

Advertisement

Në fokus të punës janë linjat e rëndësishme që lidhen me Spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe gjithë konsumatorët.

OSHEE raportoi se ka pasur problem në disa zona të vendit të cilat tashmë janë riparuar.

Ndërkohë sipas burimeve, rreth mesditës Administratori i OSHEE-së do të vizitojë Fierin për të parë nga afër situatën.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu 48 orët e fundit. Situata më e rënduar paraqitet në Fier, Vlorë dhe Lushnjë.