Tiranë – PS reagon për shpenzimet e Durrës-Kukës

Përmes një deklarate për mediat, Besnik Baraj deklaroi se shpenzimet për këtë projekt janë shumëfishuar dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë një vlerë ekstra prej 600 milionë eurosh. Duke theksuar se kjo vlerë mbetet ende e pajustifikuar dhe e pa shpjegueshme, Baraj ka përmëndur edhe faktin se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar një abuzim prej 232 milion eurosh në rrugën Durrës-Kukës. “Kjo rrugë në një vend normal të BE-së do të kushtonte vetëm 418 milionë euro, në Shqipërinë tonë kjo kushton më shumë se 1 miliardë euro. Shpenzimi ekstra është 600 milionë euro. Me këto para ekstra, mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla të reja, dhe 145 spitale moderne, për t’i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë. Por Berisha dështoi dhe në vend që të përdorte paratë e taksapaguesve shqiptar për të edukuar brezin e ri të fëmijëve tanë, ai u kujdes edhe një herë tjetër për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij të afërm” u shpreh Baraj. Ndër të tjera Baraj shtoi se ndryshimi midis Ramës dhe Berishës është se kryeministri vendos interesin e fëmijëve të tij përpara interesit të shqiptarëve, ndërsa Rama kujdeset që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve.

Advertisement