Sigurimi i detyrueshëm motorik rritet me 22.5%

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2015 arritën rreth 5,375 milionë lekë, ose 22.45% më shumë se në periudhën janar-gusht 2014.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), produkti ‘MTPL’ e brendshme, në periudhën janar-gusht 2015, pati një rritje prej 28.66% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.75% krahasuar me periudhën janar-gusht 2014.

Advertisement

AMF raporton se produkti ‘sigurim kufitar ‘në periudhën janar-gusht 2015 pati një ulje prej 15.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 26.24% krahasuar me periudhën janar-gusht 2014.

Produkti ‘karton jeshil’, në periudhën janar-gusht 2015, pati një rritje me 20.54% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.60%.