Lajmi i shumëpërfolur është konfirmuar nga revista People. “Adriana dhe Marko ndodhen në qiellin e shtatë pasi presin fëmijën e tyre të parë. Janë kaq të ekzaltuar sa donin t’a ndanin këtë lajm të mrekullueshëm me të gjithë. Ata janë shumë të lumtur që po krijojnë një familje së bashku”. Adriana Lima dhe Marco Jaric u martuan këtë vit në ditën e Shën Valentinit, në një ceremoni private me praninë e disa miqve të ngushtë e cila u zhvillua në Jackson Hole në Wyoming. Shumë urime për prindërit e rinj.