Iran – Ekzekutohen publikisht autorët e shpërthimit në xhami

Tre autorët e sulmit janë ekzekutuar publikisht, njoftoi media shtetërore. Sipas agjencisë Irna, tre personat që aktivizuan një bombë gjatë lutjeve të së premtes në xhami, u ekzekutuan me varje mëngjesin e sotëm, pranë xhamisë. Tre personat pranuan se kishin transportuar ilegalisht eksploziv në Iran. Ndaj tyre u ngrit akuza për veprime kundër sigurisë kombëtare. Një zyrtar iranian akuzoi më parë SHBA-në se po punëson mercenarë për të kryer sulme me bomba, akuza që u hodhën poshtë nga Washingtoni.

Advertisement