Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje me 20 vjet burg

Drejtoria e Policisë së Shtetit bën me dije se është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë shtetasi Rezart Kalemi, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 20 vjet burg per “Vrasje me paramendim”.

Zyra Qendrore Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimin nga Greqia drejt vendit tonë te shtetasit Rezart Kalemi, 23 vjeç, banues ne Lagjen 14, Shkozet, Durres. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durres me vendim nr. 629   date 15.10.2010, e ka dënuar me 20 vjet burgim për veprat penale të ‘’Vrasjes me paramendim’’.

Advertisement

Ngjarja u shënua më datë 21.04.2009, ku shtetasi Rezart Kalemi së bashku me familjarët e tij kanë qëlluar me armë automatike drejt shtepisë së familjes Mete pas një konflikti që kanë pasur. Si pasojë janë plagosur B. Zh. dhe E. N., pasagjere të autobusit që po kalonte në momentin e zjarrit. Shtetasi i ekstraduar u mor në dorëzim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.