Policia sekuestron një arsenal armësh në Shkodër, arrestohet 43-vjeçari

Arkiv

Policia e Shkodrës ka sekuestuar një arsenal armësh, duke vënë në pranga 43-vjeçarin Ardian Fregjaj.

Armët janë gjetur pas kontrollit në banesën e Fregjaj dhe në vendin e tij të punës, roje në një objekt magazinë të hidrosanitareve.

Advertisement

Fregjajt iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë TT me krehër më shtatë fishekë, një pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë, 4 automatikë, 1 pushkë me krehër, një armë sportive, 5 kuti me fishekë model 56, 4 krehëra automatiku dhe 17 krehëra pushke me 164 fishekë, model 56, 8 kuti mitralozi me 80 fishekë model 9 mm, 30 copë fishekë model 12.7 mm, një granatë, 3 ndezësa, një silenciator, 5 kallëpe tritoli, tre kapsolla detonatore me fitil zjarri përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika dhe një banjonetë.

Ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.