Maqedoni – PDSH, qeveria kundër identitetit të shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka deklaruar se qeveria e Shkupit ka dalë hapur kundër identitetit të shqiptarëve. “Megalomania e qeverisë dhe e presidentit Ivanov i tejkalon përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë. Tashmë ky nënvlerësim ka marrë përmasa katastrofike”, ka pohuar Aliu. Ai u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë që t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë politikës së Shkupit.

Advertisement