Ndoka: Deklarimin e pasurisë e kam bërë. Gati ta bëj sërish

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ka reaguar lidhur me kallëzimin e ILDKPKI-së duke sqaruar se, në zbatim të legjislacionit në fuqi ka bërë deklarimet e pasurisë çdo vit që nga marrja e detyrës, sipas formularit të kërkuar.

“Nuk kam qenë në dijeni të kërkesës së informacionit shtesë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Unë kam lënë numrin e telefonit tek ILDKP-ja kur kam bërë deklarimin, nëpërmjet të cilit, institucioni, në frymën e bashkëpunimit mund të më kishte kontaktuar para se të nxitonte me kallëzimin penal”, thotë Ndoka në profiilin e tij në Facebook.

Advertisement

Sidoqoftë, vijon ai, nga marrja e dijenisë për këtë kërkesë do të vendosë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

“E gjithë pasuria e ime dhe e familjes sime vjen si produkt i një pune të ndershme dhe përpjekjeve ndër vite të familjes sime përmes një biznesi privat transparent dhe te suksesshem. Prandaj jam qetësisht në dispozicion të prokurorisë për hetimin e kësaj çështjeje dhe siguroj çdo dashamirës se në këtë siklet të radhës për mua nuk ka asnjë arsye të shqetësohet”, thotë Ndoka në statusin e tij.