Sulmet e 11 shtatorit, Meta: krenarë që kemi një aleat si SHBA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA dhe familjet e viktimave të 11 shtatorit 2001.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Meta shprehet se populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane.

Advertisement

“Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”, shprehet z. Meta në mesazhin e tij.