Tiranë – Nga data 30 maj deri më 1 korrik prioritet për paisjen me letërnjoftime personat pa pasaportë

Duke e cilësuar ecurinë e deritanishme si mjaft pozitive kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë u shpreh i sigurtë së ky proces do të përfundojë me sukses brenda afateve të parashikuara më parë nga qeveria. Berisha theksoi se që nga data 30 maj e deri në datën 1 korrik do të ndërpritet çdo aplikim për personat të cilët disponojnë pasaportë dhe prioritet në vijim të procesit do të kenë vetëm qytetarët që nuk kanë pasaportë. Në të njëjtën kohë kreu i qeverisë ka bërë me dije se me përllogaritjet e deritanishme numri i personave pa pasaportë maksimumi arrin në 100 mijë. “Procesi i pajisjes së shqiptarëve me karta po hyn në fazën përfundimtare. Përparësia absolute dhe e vetme do të jenë qytetarët pa pasaportë, do të ndërpriten aplikimet e tjera. Mbetet që nga zgjedhësit pa pasaportë të jenë përafërsisht 100 mijë”- u shpreh kryeministri Berisha. Ndërsa i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që nuk kanë pasaportë që të aplikojnë dhe të marrin letërnjoftimin kryeministri Berisha ka theksuar se e cilëson shkelje çdo veprim nga ana e gjendjes civile për të mos i trajtuar me prioritet këta persona, në të kundërt tha Berisha toleranca do të jetë zero dhe ço parregullsi do të ndëshkohet.

Advertisement