Kjo protestë është zhvilluar në mbështetje ndaj dy grave të verbëra të dhunuara pak ditë më parë në protestën që kjo shoqatë po organizonte para selisë së Kryeministrisë në kërkim të plotësimit të të drejtave të tyre nga ana e qeverisë. Në këtë protestë ato u dhunuan padrejtësisht nga ana e një biznesmeni furrash, i cili u justifikua duke i kërkuar falje nën pretekstin se kishte kaluar një ditë të lodhshme. Të verbërit kanë ndërrmarrë protestën e ditës së djeshme për shkak të mos reagimit të institucioneve përkatëse për dënimin e dhunës të ushtruar ndaj tyre. Ndërkohë heshtjen e deritanishme të opinionit publik, të verbrit, e kanë cilësuar si një ogur të zi, i cili rrezikon përhapjen e formave të dhunës në të gjitha nivelet e shoqërisë.