79 ministra të rinj dhe të vjetër në moshë, nga rajone, nivele dhe pakica të ndryshme, janë betuar në një ceremoni në kryeqytetin Delhi. Singh është rikthyer në pushtet, pasi partia e tij e Kongresit fitoi një mandat vendimtar në zgjedhjet e fundit. Dalja nga kriza dhe rritja e ekonomisë janë objektivat e tij primare. Partia e tij dhe aleatët e Aleancës Progresiste të Bashkuar fituan 262 vende në parlamentin me 543 deputetë. Me 79 anëtarë qeveria është më e madhja e dhjetë viteve të fundit.