Mel Gibson konfirmon shtatzaninë e Oksanës

Aktori 53 vjeçar i ka bërë këto deklarata në programin televiziv amerikan të Jay Leno. Aktori i sapo ndarë nga gruaja pas 28 vitesh martesë dhe 7 fëmijë ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të bëhet sërish baba. Ai madje ka bërë shaka duke u vetëquajtur Octo-Mel duke qenë se fëmija që presin do të jetë i teti i aktorit, duke u krahasuar kështu me Octo-mamanë që çuditi Amerikën me 8 bebet e saj. Mel Gibson përfitoi nga rasti të sqaronte publikisht se Oksana nuk ishte arsyeja që u nda nga ish gruaja. Ata ishin të ndarë prej 3 vjetësh dhe tani po bëhen procedurat e ndarjes me dokumenta.

Advertisement