Pushohet nga puna shoferi mbretëror

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i Buckhingam Palace. Dy gazetarët janë hequr si biznesmenë nga Lindja e Mesme dhe i kishin ofruar para shoferit i cili i kish futur brenda dhe i kish akomoduar në makinat në garazh pa asnjë kontroll. Dy gazetarët kanë mundur kështu të fotografojnë makinat me të cilat lëviz mbretëresha duke publikuar dhe targat e tyre.

Advertisement