Mbajtja pastër e Tiranës, bashkia do të 4 – fishojë ndëshkimet

Ata që do të guxojnë të shkelin 7 rregullat e vendosura nga bashkia me qëllim mbajtjen pastër të qytetit, duhet ta dinë se së shpejti tarifat e masës ndëshkimore do të 4 fishohen. Kjo u bë e ditur nga vetë kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari i bashkisë iu përgjigj edhe shqetësimit për landfillin e Sharrës.

Advertisement

Sa i takon urbanizimti dhe çështjes së trafikut në kryeqytet, Veliaj ka menduar t’i japë zgjidhje, në këtë mënyrë. Së shpejti do të vihet në punë aboneja elektronike, si dhe biletat unike. Kryeqyteti sipas tij do të ketë dy terminale të autobuzëve dhe furgonëve që vijnë nga rrethet. Stacionet do të jenë njëri në Laprakë dhe tjetri në Farke. Po ashtu për furogonët që shpërndajnë mall në markete do të përcaktohen orare qarkullimi vetëm në mbrëmje apo në mëngjes herët.