Policia e Vlorës vijon operacionet për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella në zonat rurale të rrethit.
Në operacionin e fundit, policia asgjësoi mbi 700 bimë narkotike të llojit hashash të mbjellë në 6 parcela të ndryshme në fshatrat Kallarat dhe Lubonjë.
Bima narkotike u asgjësua në vendngjarje me anë të djegies, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.