Rreth 2 500 infermiere në rrethe do t’i nënshtrohen testimit sot dhe nesër

Pas testimit të infermierëve në kryeqytet, rreth 2 500 infermierë nëpër rrethe do t’i nënshtohen provimit, sot dhe nesër.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kalendarin e datave dhe orareve për 11 spitale rajonale të vendit për kryerjen e provimit për infermierët. Provimi është parashikuar të zgjasë një orë, ndërsa teza ka në përmbatje të saj 35 pyetje.

Advertisement

Dy variantet e saj A dhe B jane hartuar duke përdorur një fond prej 542 pyetjesh të organizuara në 16 kapituj. Përveç njohurive bazë, infermierët testohen edhe mbi bazën e specialiteteve. Një muaj më parë infermierët e spitaleve universitare në Tiranë u testuan te paret. E njëjta praktikë u ndoq me ta, do të aplikohet edhe për infermierët që punojnë në spitalet rajonale.

Të parët që u testuan në javën e fundit të muajit korrik, përkatësisht në datën 24 korrik, ishin infermierët e spitalit të Traumës, Sanatariumit, Maternitetit, “Mbretëresha Geraldinë’ dhe “Koço Glozheni”. Ndërkohë, që një ditë më pas provimit iu nënshtruan edhe infermierët e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga të dhënat rezultoi se 88% e infermierëve iu përgjigjën testimit.