Berisha i është përgjigjur zërave për ndërtimin e një centrali bërthamorë, përfshi këtu dhe deklaratën më të fundit të Presidentit Topi për një gazetë kroate. “Kompania, ka marrë përsipër të ndërtojë dhe të sjellë këtu teknologjinë më të avancuar dhe më të mirë. Do ta përfundoj hidrocentralin për 40 muaj duke u bashkuar kështu me sistemin energjetik shqiptarë. Ky ka qenë centrali nuklear që Sali Berisha do të ndërtonte për Shkodrën. Ne hapim siparin e fillimit të punimeve jo në një, dhjetë apo tridhjetë, por në 104 hidrocentrale, të cilët do të fillojnë nga ndërtimi brënda një viti me një kapacitet prodhues të marra së bashku 1 mijë megavat, me një investim tërësor prej 2.2 miliardë euro”, u shpreh kreu i ekzekutivit Berisha. Këto vepra tha kryeministri do të punësojnë mbi 60 mijë punëtorë. Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme Shqipëria do të ketë papunësinë më të ulët se mesataria e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.