Pas reagimit të PBDNJ-së mbi prishjen e Kishës së Dhërmiut gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës nga INUV ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Konstandin Koutra ka bërë një krahasim mes shkatërrimit të vendeve të kultit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët, dhe rastit të prishjes së kishës në Shqipëri.

Advertisement

“Një rast të ngjashëm të prishjes së vendeve të kultit e pamë sot (e mërkurë) edhe në Shqipërinë fqinje me ne, – thotë Koutra. – Do të informojmë komunitetin ndërkombëtar për qëndrimin që do të mbajë Greqia kundrejt Shqipërisë në këtë rast, asnjë deklaratë më shumë”, ka mbyllur deklaratën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.