Kontratat u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma, dhe nga dy përfaqësuesit e kompanive kuvaitiane. Ministri Olldashi i cilësoi kontratat si shumë të rëndësishme për rrjetin rrugor të Shqipërisë, veçanërisht për Rajonin Tiranë-Durrës në të cilin është përqendruar dhe fluksi kryesor i trafikut. Projekti është i ndarë në dy komponente, Bypassi i Durrësit fillon nga dalja e mbikalimit të Shkozetit në Autostradën Tiranë-Durrës dhe përfundon duke arritur në Mbikalimin e Plepave Projekti i Mbikalimit të Durrësit përfshin ndërtimin e rreth 5 km superstradë me 4 korsi kalimi. Projekti parashikon ndërtimin e rreth rrotullimit të ri të Shkozetit dhe të tre rreth rrotullimeve të reja në pikat lidhëse me rrugët transversale, nënkalim e trasesë hekurudhore si edhe degëzimet që e lidhin mbikalimin me Portin e Durrësit dhe kodrat e Rrashbullit (Rruga ekzistuese Durrës – Vorë) dhe që janë në total 2 kilometër rrugë me katër kalime. Kostoja e këtij projekti arrin ne 12.9 milionë Euro.