Dëshmitari kyç në çështjen kundër Bandës së Lushnjes, Arben Kicja, ka kërkuar që t’i rikthehet statusi i dëshmitarit të mbrojtur. Ai është paraqitur sot paradite në Prokurorinë e Përgjithshme, ku mësohet se ka bërë kërkesë për t’u vënë sërish nën mbrojtjen e shtetit, pasi ndihet i rrezikuar.

Arben Kicja ka disa muaj që nuk e gëzon më këtë status. Ai është një prej dëshmitarëve kryesorë në gjyqin kundër Aldo Bares.

Advertisement

Sipas Kices, me heqjen e statusit, ai dhe familja e tij janë vënë në rrezik.