Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot administratorin e ri në njësinë Nr. 6, Adriatik Merko, duke premtuar se Bashkia e Tiranës,  çdo ditë është në punë për t’ju shërbyer qytetarëve.

Në takimin e prezantimit të administratorit të ri të njësisë administrative Nr.6 në Kombinat, ishte dhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri  si dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës Ardian Dalipi.

Advertisement

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj në fjalën e tij u shpreh se “dua të prezantoj aleancën e parë që kemi me qytetarët e Tiranën. Kombinati është një nga njësitë që kemi pasur edhe problematikat më të mëdha në infrastrukturë, urbanistikë, në kopshte në shkolla dhe çerdhe, si dhe banesat sociala dhe duhet punë e madhe, por për ta bërë qytetin tonë kërkon kohën e nevojshme që ti bëjmë gjërat ashtu siç duhet të jenë dhe siç e meritojnë qytetarët e Tiranës. Ne kemi ndërmarrrë një aksion për pastimin e Tiranës nga zaptuesit e hapësirave publike dhe do ta vazhdojmë edhe në njesinë Nr. 6, këtu në Kombinat, pasi ky territor i përket fëmijëve të mëshuarve dhe banorëve të pallateve dhe ne do ju krijojmë vende pushim parkimi, shkollat kopshte dhe çerdhe për një jetë më të mirë për qytetarët”.

“Nisma “Adopto një çerdhe”,  ka gjetur mbështetje dhe këtu në çerdhen e Kombinatit nga një kompani ne kete lagje te Tiranes.  Dua të njoftoj në këtë takim dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme pasi i jep bashkisë atoritetin për të shembur ndërtimet pa leje dhe atoritetin për ti gjobitur dhe dorëzuar faturën për të gjithë shkelësit e ndërtimeve pa leje dhe zaptuesve të hapësirave publike. Përveç lirimit të shesheve ne kemi ndërmarrë aksionin për pastrimin e Tiranës dhe do ta finalizojmë më 4 shtator, parandaj të gjithë ne bashkë të kontribuojm për të pastruar qytetin dhe duke u bërë pjesë e operacionit të pastrimit”, tha Veliaj.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në fjalën e tij tha se “problemet e qytetit kërkojnë zgjidhjet e duhura pasi janë të trashegura. Ato  kërkojnë energji nga të gjithë ne dhe qytetarët.

Sipas tij,  e rëndësishme është pastrimi i hapësirave publike dhe per kete do të bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës për të sulmuar paligjshmërinë . Çdo qytetar që konsumon paligjshmerinë duhet të marri përgjegjesinë dhe kjo ka të bëjë me komunitetin, me rolin që do të luajnë institucionet e shtetit, ashtu siç ka të bëjë me bashkëpunimin për të ndëshkuar paligjshmërinë dhe kthyer publikut hapësirën e zëna”, tha ai duke shtruar se , “kjo i ka munguar Tiranës në katër vitet e shkuara por tashmë me bashkëpunim të ndërsjelltë, do ta bëjmë qytetin tonë më të mirë”. “Rezultatet kanë nisur, por duhet bashkëpunim me qytetarët e Tiranës dhe kjo është fushata me e rëndësishme se fushata elektorale, aleancë me qytetarët” cilësoi ministri i brëndshëm.