Tiranë – ODIHR publikon raportin e parë për Shqipërinë

Sipas këtij raporti që përfshin situatën parazgjedhore deri më 19 maj, dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mes tyre një polarizim të skajshëm, ndonëse e kanë filluar fushatën përpara afatit zyrtar, që është 29 maji. Vëzhguesit afatgjatë në raportin e paraqitur kanë bërë një përmbledhje të shqetësimeve që partitë kanë paraqitur për administrimin e zgjedhjeve. ODIHR, citon Partinë Socialiste lidhur me vonesat në pajisjen e shtetasve me karta identiteti, duke nënvizuar shqetësimin e opozitës se për shkak të parregullsive një numër domethënës votuesish rrezikojnë të mbeten pa votuar. Vëzhguesit e ODIHR janë ndalur edhe në punën e medias, ku kanë kritikuar varësinë e Televizionit Publik Shqiptar nga qeveria. Duke folur për rolin e gruas në politikë, ODIHR e cilëson atë si të limituar, ndërsa citon se sipas kodit të ri zgjedhor këtë vit pritet që 30% e deputetëve në kuvendin e ri të jenë femra.

Advertisement