Tiranë – KQZ miraton listën e kandidatëve për deputetë të PS

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani. Ai ka vënë në dukje se vonesat me listat, vështirësojnë procesin e prodhimit të fletëve të votimit, e në këtë mënyrë, rrjedhin zinxhir të gjitha mangësitë e tjera. Ndërkaq, bëhet e ditur se në mbledhjen e tij të sotme, KQZ ka miratuar në unanimitet të plotë, listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, e cila ishte kthyer mbrapsht për korrigjime në qarkun e Lezhës, në të cilin nga anëtarët e KQZ-së u pretendua se nuk ishte përmbushur kriteri i pjesëmarrjes së femrave në nivelin prej 30% brënda tyre. Ristani ndër të tjera u ka bërë thirrje njësive vendore të bashkëpunojnë për dokumentacionin dhe ka pohuar se afati për dorëzimin e listave nga partitë e tjera, të cilave iu janë kthyer ato, është caktuar të jetë deri të shtunën.

Advertisement