Tiranë – ZMQ, vendi i izoluar si 19 vjet më parë

Duke reaguar për raportin e publikuar në faqen e internetit të Iniciativës Evropiane të Stabilitetit, ku vlerësohet vetëm Maqedonia si plotësuese e standarteve në rajon, ZMQ e cilëson regjimin e vizave për shqiptarët të njëjtë me 19 vjet më parë, duke lënë në të njëjtin stad izolimin e vendit. Sipas raportit të cituar nga agjencia e lajmeve AFP vetëm Maqedonia i ka plotësuar kriteret për sigurinë e dokumenteve të identitetit, emigracionin ilegal, rendin publik, raportet e jashtme dhe të drejtat themelore. Ne raport nuk përmendet Kosova, ndërkohë që përsa i përket Shqipërisë dhe Bosnjes thuhet se ato janë në rrugën e duhur, por ende nuk i kanë plotësuar kriteret.

Advertisement