Kore e Veriut – Lëshohen raketa me rreze të shkurtër veprimi

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Yonhap. Një ditë më parë prova bërthamore u shoqërua me lëshimin e tre raketave. Ndërkohë diplomatët e OKB-së kanë nisur punën për hartimin e një rezolute që të dënojë veprimin e Phenianit. Ata flasin për masa të ashpra, përfshirë edhe sanksione të mëtejshme. Koreja e Veriut në një deklaratë zyrtare tha se politika dashakeqe amerikane ndaj vendit nuk ka ndryshuar.

Advertisement