OST, punime në n/stacionin e Valiasit

Duke nisur nga sot dhe deri në datën 15 gusht, OSHEE njofton se do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Tiranës si, në Bërxullë, Domje (pjesërisht), Kodër Bërxullë, Pompat e ujit Deka, Fushë- Berxullë, Laknas, të cilat furnizohen nga nënstacioni i Valiasit.
Sipas OSHEE-së, kjo masë merret sipas kërkesës së OST, qe ka kërkuar që të kryejë punime të paparashikuara ne n/stacionin e Valiasit.
OSHEE do të shtyjë afatin e stakimit të energjisë elektrike në n/stacionin e Valiasit nga data 13-15 gusht në oraret 08.00-18.00.

Advertisement