Urdhër-arresti për dy persona, mashtruan me TVSH-në

Prokuroria e Korçës, pas miratimit nga ana e gjykatës, ka leshuar urdhër arrestin per 2 persona të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, duke përfituar një vlerë rreth 1.5 milionë dollarë.

Urdhëri i Prokurorisë është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë kryer arrestimin e shtetasve Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari. Ndërkohë, po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

Advertisement

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror dhe Drejtorinë e Policisë Korçë, ka rezultuar se shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri. Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”,  “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë (rreth 1.5 milionë dollarë).